Kinë, 10 të vdekur, 19 të plagosur dhe 5 të humbur nga shpërthimi i një impianti gazi

Kinë, 10 të vdekur, 19 të plagosur dhe 5 të humbur  nga shpërthimi i një impianti gazi

Ka shkuar në 10 numri i viktimave si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë gazi në Yima, në Kinën qendrore.

Nga shërthimi ka patur 19 të plagosur dhe 5 të humbur.

Sipas njoftimeve të mediave kineze, shpërthimi shkatërroi shumë banesa që ndosheshin tre kilometra larg.

Në Kinë, aksidentet në fabrikat e gazit janë të zakonshme, megjithë urdhrat e qeverisë qendrore për të përmirësuar sigurinë në to.

Më shumë se 60 vetë vdiqën në muajin mars nga një shpërthim kimik në një fabrikë në provincën lindore të Jiangsu.

Ndër incidentet më serioze, ishte shpërthimi i vitit 2015 në një depo kimike në qytetin port të Tianjin, i cili vrau 173 persona, shumica prej të cilëve ishin zjarrfikës dhe oficerë policie.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove