Kinë, 3 vjeçaren e zë poshtë
autobusi, shpëton e gjallë

Kinë, 3 vjeçaren e zë poshtë<br />autobusi, shpëton e gjallë
KINE - Një vajzë tre vjeçare në Kinë ka mundur t'i shpëtojë mrekullisht vdekjes ndërsa u përfshi në një aksident automobilistik. Sipas dëshmitarëve një autobus devijoi rrugën ndërsa kishte përballë një tjetër makinë dhe goditi vogëlushen që ishte duke ecur me biçikletë në qytetin Laiyang të provincës Shangong.

Imazhet e transmetuara nga një televizion vendas tregojnë ekipet e shpëtimit ndërsa angazhohen për të nxjerrë vajzën nga pjesa e poshtme e autobusit. Zjarrfikësit e mbërritur në vendin e ngjarjes u përpoqën fillimisht të ngrinin mjetin me vinç por më pas vendosën të nxirrnin vajzën paraprakisht duke gërryer tokën. Tre vjeçarja mundi të dilte e gjallë ndërsa u dërgua në një spital lokal dhe mjekët thanë se nuk ka shqetësime serioze për shëndetin.

(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social