PEKIN, 23 maj /ATSH-DPA/ - Të paktën 35 persona kanë vdekur pas shirave të rrëmbyer dhe stuhive që goditën jugun e Kinës këtë javë, njoftoi sot media shtetërore e vendit."Provinca Guizhou njoftoi vdekjen e 11 personave sot", tha agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.Pesë persona vdiqën nga rrëshqitja e tokës dhe katër të tjerë u mbytën në provincën juglindore të Fujianit.Vdekje u raportuan edhe në Hunan, Guangdong dhe Guangxi."Trembëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur", shtoi Hsinhua-ja."Shirat e ditëve të fundit kanë thyer të gjitha rekordet e 40 viteve deri në 75 për qind më shumë", tha Qendra Meteorologjike e Kinës./ a.jor.







