/ATSH-AFP/ - Ushtria kineze njoftoi sot se qindra ton cianur, lëndë me rrezikshmëri të lartë toksike ndodheshin në zonë në momentin e shpërthimit të fuqishëm në metropolin portual të Tianxhinit, në lindje të Kinës.
Gjenerali Shi Luze, Shefi i Shtabit të Rajonit Ushtarak të Pekinit, deklaroi në një konferencë për shtyp se cianuri është identifikuar në dy pika të zonës ku ndodhi shpërthimi.
"Sipas vlerësimeve paraprake, volumi mendohet të jetë disa qindra ton", u shpreh ai.Ky është konfirmimi i parë zyrtar në lidhje me pranisë e këtij komponenti shumë të rrezikshëm kimik ku ndodhën dy shpërthime të mëdha, duke rritur frikën e kontaminimit.
Gjenerali Shi nuk ka specifikuar se çfarë lloj cianuri bëhet fjalë, por media kineze ka njoftuar më parë për praninë e 700 ton cianur natriumi, një komponent kimik shumë toksik për aparatin respirator, apo kontaktin me lëkurën.
Katastrofa shkaktoi të paktën 112 viktima, sipas një bilanci të komunikuar sot nga autoritetet.
/Shqiptarja.com