Kinë/ Avioni u rrëzua një ditë më parë me 132 persona në bord, asnjë i mbijetuar

Kinë/ Avioni u rrëzua një ditë më parë me 132 persona në bord, asnjë i mbijetuar

KINË- Një ditë pasi u rrëzua avioni në Kinë me 132 persona në bord, fatkeqësisht ekipet e kërkim shpëtimit nuk kanë mundur të gjejnë deri më tani asnjë të mbijetuar. Avioni Boeing 737-800 i China Eastern Airlines u rrëzua pranë Wuzhou në Kinën jugore një ditë më parë. Ekipet ndodhen ende në terren, por terreni po ua vështirëson punën.

Avioni, i cili u nis nga Kunming, do të mbërrinte dje në orën 15.05 me orën lokale në Guangzhou, por ai u rrëzua ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë gjetur pjesë të avionit të cilat janë totalisht të djegura.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës mbajti një konferencë për ngjarjen vetëm pas rreth 36 orësh.

"Deri më tani, nga puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit nuk është gjetur asnjë të mbijetuar. Duke pasur parasysh informacionin e disponueshëm aktualisht, ne ende nuk e kemi të qartë shkakun e rrëzimit të avionit," u tha gazetarëve Zhu Tao, drejtor i zyrës së sigurisë së aviacionit në AAC.

Vitet e fundit, Kina ka bërë shumë përparime në sigurinë e aviacionit, aq sa sipas bazës së të dhënave të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, aksidenti i fundit fatal daton në vitin 2010 kur një Henan Airlines Embraer E-190 me 96 persona në bord u rrëzua duke vrarë 44. Në vitin 1992, një Boeing 737-300 i Kinës Jugore - përveç transportuesit të përfshirë sot - u rrëzua duke vrarë 141 persona në bord.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime