KINË – EKON – Bien treguesit kryesorë të tregtisë

PEKIN - Tregtia me jashtë e Kinës gjatë janarit ra 10,8 për qind, thënë ndryshe në 2,09 trilionë juanë (296 miliardë euro), njoftuan sot burime qeveritare."Importet ranë me 19,7 për qind në 860 miliardë juanë (122 miliardë euro) krahasuar me janarin e vitit të kaluar, pas rënies prej 2,4 për qind gjatë dhjetorit të 2014-ës", deklaroi Administrata e Përgjithshme e Doganave kineze."Eksportet ranë me 3,2 për qind në 1,23 trilionë juanë, krahasuar me një rritje prej 9,7 për qind dhjetorin e kaluar", theksoi ajo."Duke filluar nga ky vit, Kina do të japë të dhëna vetëm në monedhën e saj", njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.Përpara vitit 2015, Kina përdorte zakonisht dollarin për të dhënat e saj tregtare.Ndërkohë, ekonomia kineze u rrit 7,4 për qind vitin e kaluar, rritja më e dobët gjatë 24 viteve të fundit./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë