Vdekja e mjekut hero duket se ka hapur Kutinë e Pandorës në Kinë dhe ka shenja se kapaku mbi të nuk do vendoset lehtë.
Lideri komunist Xi Jinping po përballet me një sfidë të madhe për sistemin e tij të gjerë të censurës dhe kontrollit të informacionit.
Pasi u zbulua se autoritetet në Wuhan minimizuan lajmet për shpërthimin e koronavirusit dhe policia goditi njerëzit që përhapën "thashethemet" për virusin vdekjeprurës, ka pasur thirrje të shumta për lirinë e fjalës dhe heqjen e censurës.
Reagime nuk ka patur vetëm në internet por edhe në mes akademikëve. Duke sfiduar shtetin komunist, përmes një dokumenti të nënshkruar, pesëqind profesorë dhe shkrimtarë kanë kërkuar garantimin e lirisë së fjalës.
Ata kanë kërkuar që 6 shkurti, dita e vdekjes së Li Wenliang, të shpallet ‘Dita Kombëtare e Lirisë së Fjalës’ dhe presin nga Asambleja Kombëtare Popullore nga sot të zbatojë nenin 35 të Kushtetutës Kineze i cili garanton lirinë e fjalës, e komunikimit dhe grumbullimit, të cilat më shumë se kurrë tani po kërcënohen nga shteti.
Rishfaqja në publik e XiJinping erdhi e vonuar dhe pasi autoritetet e propagandës pastruan ‘kuvertën’ nga pluhuri teksa përjashtuan nga rradhët e Partisë Komuniste dosa nga autoritetet e shtetit në Hubei dhe veçanrisht në Wuhan.
Xu Zhangrun, një profesor i Drejtësisë dhe një nga juristët më të shquar të Kinës tha se "Jeta politike e kombit është në ngjendje kolapsi, se thelbi etik i sistemit është i zbrazët dhe se udhëheqësit më të lartë të popullit duan të ruajnë me çdo kusht pozicionet e tyre të privilegjuara dhe pushtetin në Partinë Komuniste.
Lajmi kryesor: