/ATSH-DPA/ - Kryeministri i Kinës, Li Keqiang premtoi sot se do të lehtësonte kufizimet mbi kapitalin e huaj në tregjet financiare dhe se vendi do të arrinte synimet e tij ekonomike.
"Po përshpejtojmë reformën strukturore në përpjekje për të vënë në pah potencialin e plotë të ekonomisë dhe ruajtjen e kësaj rritjeje", tha Li drejtuar delegatëve në Forumin për Ekonominë Botërore në Dalian, e njohur ndryshe si "Summer Davos".
"Kina përballet me një tranzicion të dhimbshëm nga besimi i tepërt te prodhimi kundrejt një modeli rritjeje drejtuar nga konsumi dhe investimet", shtoi Li.
"Pavarësisht ngadalësimit global... ekonomia kineze nuk do të pësojë rënie", theksoi ai.
Kina ka ulur parashikimet e saj të rritjes ekonomike për 2015-ën në shtatë për qind.
"Kina do të vazhdojë të lehtësojë kufizimet mbi investimet e huaja", tha Li.
Dhoma Evropiane e Tregtisë në Kinë deklaroi sot se rënia e madhe e normave të interest së fundmi në çmimet e tregut të jashtëm ngriti dyshimet nëse Kina do të mund të arrinte synimet e saj ekonomike për këtë vit.
"Ekonomia po ngadalësohet dhe reformat e premtuara po marrin shumë kohë për t'u vënë në zbatim", u shpreh presidenti i Dhomës Evropiane të Tregtisë, Joerg Wuttke