Kinë, 'mbyllet' qyteti i virusit misterioz, shkon në 25 numri i viktimave. Shkencëtarët: infeksioni i gjeneruar nga gjarpërinjtë (VIDEO)

Ka shkuar në 25 numri i viktimave nga virusi misterioz i zbuluar në rajonin e Hubei, në qytetin kinez Wuhan.

Qeveria Kineze po shikon mundësinë që të mbyllë qytetin dhe ta kalojë në gjendje karantine.

Në Wuhan janë ndalur trenat, aeroplanët, tragetet, ahtobuzët dhe Trafiku i trenave dhe aeroplanëve, autobusëve dhe transporti ndërurban. Në rrugë qarkullojnë vetëm ambulanca të Kryqit të Kuq dhe janë ngritur dhoma me izolim special për raste të konstatuar të prekur nga virusi.

Situata alarmante ka detyruar autoritetet kineze të anulojnë festimet e Vitit të ri kinez në Pekin dhe Makao.

Në 35 aeroporte nëpër botë janë instaluar pika fikse të kontrollit të temperaturës me rreze infra të kuqe

"Origjina e koronavirusit misterioz në provincën kineze Hubei mund të jetë nga gjarpërinjtë",  kjo është ajo që pretendojnë pesë shkencëtarë kinezë, të cilët publikuan një studim sot në Gazetën e Virologjisë Mjekësore. 

Teksa autoritetet e shëndetësisë në Pekin kanë deklaruar se numri i personave të prekur është rritur në 509, epidemiologët e Londrës që së pari ngritën alarmin në mbarë botën, me një studim statistikor të numrave, thonë se të infektuarit vetëm në Hubei janë rreth 4 mijë.

Partia shtet po mundohet ti tregojë botës se po bashkëpunon me OBSH-në por heshtja e saj dhe faji për koronavirusin SARS në vitin 2002 ende mban në alarm dyshimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat