Kina është e vendosur që të shfaqë fuqinë e saj ushtarake në një paradë e cila do të mbahet në përkujtim të luftës ndaj Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në paradën ushtarake thuhet se do të marrin pjesë rreth 12.000 trupa ushtarake, 200 aeroplanë, si dhe tanke e raketa, të cilat do të japin shfaqje në sheshin Tiananmen të Pekinit.
Sipas mediave vendase më shumë se 80% e makinerive do të shfaqet në publik për herë të parë. Aftësitë ushtarake në rritje të Kinës do të vëzhgohen fort mes tensioneve gjeopolitike në rajon.
Në paradë merr pjesë dhe Presidenti i vendit Xi Jinping, i cili është njëkohësisht edhe komandant i forcave të armatosura. Presidenti do të jetë në qëndër të prezantimit të paradës ushtarake, së bashku me më shumë se 30 zyrtarë qeveritarë të huaj si dhe krerë të lartë të shtetit.
Presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i Koresë së Jugut Park Geun-hye dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të jenë nga emrat më të mëdhenj të pranishëm.
Shumë udhëheqës të mëdhenj, duke përfshirë SHBA-në, Britania e Madhe, Australia dhe Japonia, e kanë shmangur këtë ngjarje.
Në ndërtimin e ngjarjeve, mediat shtetërore kanë paraqitur komente që përforcojnë patriotizmin kinez dhe pikëpamjet mbi ngjarjet historike të vendit.
Japonia nisi një pushtim në shkallë të gjerë ndaj Kinës në vitin 1937 dhe sipas Pekinit pas tetë vjet luftimesh u mori jetën të paktën 14 milionë kinezëve.
Kina gjithashtu pohon se ajo është "aleat i harruar" dhe se roli i saj në mposhtjen e Japonisë ka qenë i mangët në tregimin e pasluftës.
Forcat nacionaliste udhëhoqën luftën kundër Japonisë në Kinë por më pas u mundën nga komunistët Mao Ce Dunit, duke e shpallur vendin Republikë Popullore në vitin 1949.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com