PEKIN - Kina i premtoi sot Pakistanit investime prej 42 miliardë dollarësh, krysisht në fushën e energjetikës, në këmbim të angazhimit të Islamabadit që të ndihmojë Pekinin të luftojë kundër asaj që Kina e cilëson si kërcënim terrorist në perëndim të territorit të saj.
Kryeministri pakistanez, Navaz Sharif, mbikqyri nënshkrimet e marrëveshjeve të memorandumeve që kanë të bëjnë kryesisht me sektorin e energjisë gjatë një takimi me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.
Pakistani, vend aleat i Kinës, vuan nga ndërprerja e vazhdueshme e elektricitetit dhe Islamabadi prej shumë kohësh ka kërkuar të investojë në centralet e karbonit që ajo i konsideron se janë një zgjidhje për problemin.
Vendet e tjera janë skeptike ndaj investimeve të tilla, ndonjëherë edhe për shkaqet që ka në ambient.
"Marrëveshja e re që u arrit mes dy vendeve i hap rrugën kompanive shtetërore kineze që të ndihmojnë në ndërtimin e të paktën katër centraleve të reja në Pakistan, kontratat parashikojnë gjithashtu furnizimin dhe trajtimin e karbonit", theksoi shërbimi për shtypin i kryeministrit pakistanez.
Prej dekadash, Pakistani është aleati më i afërt i Kinës në Azinë Jugore dhe Pekini është një partner tregtar dhe furnizues kryesor për teknologjitë ushtarakë për Islamabadin./ATSH/