PEKIN, 29 korrik /ATSH-AFP/ - Autoritetet kineze konfirmuan sot se kanë hapur një hetim kundrejt kompanisë amerikane lider në informatikë, Microsoft, duke u bazuar në ligjet anti-monopol, sipas një komunikate të një agjencie qeveritare.
Microsoft-i kishte njoftuar dje për një hetim në Kinë, por pa dhënë detaj, pas disa informacionesh të medias kineze që flisnin për hetime në katër nga zyrat e kompanisë në vend.
Grupi amerikan ishte prekur edhe në maj nga hetimet e autoriteteve kineze, që më pas vendosën të ndërpresin sistemin e fundit operativ, "Windows 8", në kompiuterat qeveritarë, për arsye sigurie.
Ky vendim vjen menjëherë pas dënimit të drejtësisë amerikane ndaj pesë oficerëve të ushtrisë kineze për pirrateri informatike dhe përgjim të informacioneve ekonomike./
/G.S/