PEKIN, 23 dhjetor /ATSH-AFP/ - Pekini propozoi dje një dialog mes Uashingtonit dhe Phenianit mbi sulmet informatike, pa komentuar shkëputjen për një kohë të gjatë të internetit tek fqinji koreanoverior.
"Rivendosur sot pas më shumë se nëntë orësh paralize totale, lidhjet e internetit në Korenë e Veriut u ndërprenë plotësisht nga një defekt gjigant, si rezultat i ndonjë kundërpërgjigjeje të mundshme pas sulmeve informatike të fundit kundër kompanisë "Sony Pictures" në Hollywood atribuar regjimit koreanoverior", sipas ekspertëve informatikë.
Duke iu përgjigjur akuzave të presidentit amerikan, Barack Obama, Pheniani hodhi poshtë çdo përfshirje në sulmin informatik kundër "Sony"-t dhe kërkoi një hetim të përbashkët me SHBA-në.
"Ne kemi marrë parasysh kritikat e shprehura nga SHBA-ja dhe Republika Demokratike Popullore e Koresë këto ditët e fundit", deklaroi një zëdhënëse e diplomacisë kineze, Hua Chunying.
"Ne shpresojmë që SHBA-ja dhe Koreja e Veriut të mund të komunikojë lidhur me këtë çështje", shtoi ajo duke u shprehur se ishte në dijeni të informacioneve lidhur me shkëputjen e internetit tek fqinji i saj, para se të shprehej se Pekini ishte kundër çdolloj forme të terrorizmit kibernetik dhe sulmeve informatike./
/ec/ a.jor.