KINË – Pekini regjistron rënie të importeve dhe të eksporteve


PEKIN, 8 nëntor /ATSH-AFP/ - Improtet dhe eksportet kineze vazhduan rënien edhe në tetor, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot që dëshmojnë vështirësitë e vazhdueshme të ekonomisë së dytë botërore.
Kina është një motor i rritjes ekonomike botërore si dhe tregtari më i madh i të mirave materiale në planet.
Ngadalësimi i rritjes ekonomike kineze ka përhapur panik në ambientet financiare ndërkombëtare dhe peshon rëndë ne vendet prodhuese të lëndëve të para për të cilat gjiganti aziatik është një klient shumë i rëndësishëm.
Importet e Kinës kanë rënë me 18,8 për qind për një vit në tetor, në 130,774 miliardë dollarë.
Por edhe eksportet kanë regjistruar rënie duke humbur 6,9 për qind, nën kontekstin e një rënieje të kërkesës së përgjithshme botërore, u realizuan 192,414 miliardë dollarë./
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu