KINË – Policia vret të paktën 28 anëtarë të një grupi terrorist në Xinjiang

 /ATSH-AFP/ - Policia kineze ka vrarë 28 anëtarë të një grupi terrorist në Xinjiang, një rajon kryesisht me popullsi myslimane, i cili rregullisht tronditet nga sulme të përgjakshme, bëhet e ditur sot nga media qeveritare, cituar nga autoritetet lokale.
"Njoftimi vjen pas një operacioni 56-ditor, ku janë përfshirë forcat e rendit, pas një episodi të dhunshëm ku u regjistruan në muajin shtator rreth 15 të vdekur", njoftoi Tianshan, portali informativ i qeverisë rajonale.
Një prej anëtarëve të grupit terrorist është vetëdorëzuar.
"Ky operacion kishte si objektiv grupin e agresorëve, të cilët kishin shënjestruar më 18 shtator një minierë qymyri të veçuar në rajonin Aksu (jugperëndim i Xinjiangut), pranë distriktit Baicheng", shtuan mediat zyrtare.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon