KINE - Fotografitë e një personi i cili u vra pasi e shtypi një rrul kompresor, duket se po bëjnë xhiro e internetit. Fotografitë e tmerrshme me njolla gjaku, të cilat u shkrepën në qytetin kinez Changsha, shfaqin një manifestues i shtypur dhe i vrarë nga një rrul kompresor asfalti.
Disa minuta më parë, personi në fjalë kishte protestuar kundër kantierit, pasi po e dëbonin nga fshati. Në mediat zyrtare nuk ka asnjë gjurmë të këtij incidenti, ndërsa në web, viktima trajtohet si hero dhe nuk mungojnë krahasimet me një tjetër të revoltuar të panjohur, që në pranverën e vitit 1989 në Sheshin Tienanmen, doli përpara tankeve për ti ndalur ato.
Fotot e tmerrshme janë shpërndarë nëpër faqe informative perëndimore. Ai që publikoi i pari ishte blogu Infowars.com, i cili citon burime anonime Kineze. Faqja ultrakonservatore, shpesh vend i teorive të komplotit, drejtohet nga Alex Jones, një gazetarë amerikan.
Gjatë viteve të fundit konfliktet lidhur me pronën apo shtëpitë janë nja nga arsyet më të mëdha të tensioneve sociale, sidomos në periferinë rurale të Changsha-së, një qytet prej 7 milion banorësh. Ndërtues si dhe funksionarë të zonës, pastrojnë vendin nga fshatarët apo bujqërit e zonës, për të hapur vend në mënyrë që të ndërtojnë autostradë, hekurudha apo pallate.
Mungesa e kompesimit, apo në rastin më të mirë, marrja e apartamenteve pa dhënë asgjë të përafërt në këmbim, bën që njerëzit të kalojnë në ezaurim nervor si dhe të shpërthejnë në protesta të shumta.
E njejta gjë i ndodhi edhe He Zhi Hua, i cili refuzoi një konpensim tepër simbolik dhe u shtri përtokë për të penguar rrugën e mjeteve të kantierit dhe u shtyp nga rruli.

(ed.ka/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com