PEKIN - Ministri kinez dhe ai japonez i Punëve të Jashtme u takuan sot në Pekin për herë të parë pas 10 vitesh, një ditë pas shpalljes nga të dy rivalët aziatikë të angazhimit të tyre për uljen e tensioneve.
Wang Yi dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida, u takuan në përfundim të punimeve përgatitëse të mbledhjes së Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
Asnjë takim i këtij niveli nuk është zhvilluar që prej shtatorit 2012, pak para se marrëdhëniet mes Tokios dhe Pekinit të përkeqësohen për shkak të çështjes së sovranitetit të një arqipelagu të vogël në detin e Kinës Lindore, që administrohet nga Japonia por Kina pretendon se i përkasin asaj.
Sot dy vendet publikuan dy komunikata të ndryshme por të ngjashme, duke shpallur se kanë rënë dakort për të rifilluar progresin e dialogut politik, diplomatik dhe në çështjet e sigurisë.
"Ministri kinez e cilësoi këtë marrëvehsje si një përparim të madh gjatë takimit me Kishidan", sipas agjencisë "Kina e Re".
"Nga ana tjetër ministri japonez gjykoi se këto takime krijuan një shtysë të rëndësishme për të ndryshuar shpejtësi dhe rivendosjen e marrëdhënieve mes Kinës dhe Japonisë në binarë", sipas kanalit japonez NHK.
"Shefi japonez i diplomacisë theksoi gjithashtu rëndësinë e një takimi mes presidentit kinez Xi Jiping dhe kryeministrit japonez Shinzo Abe, dy krerët nuk kanë pasur asnjëherë një takim të veçantë që kur kanë ardhur në pushtet", njoftoi agjencia japoneze "Kyoto".
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, shprehu përgëzime për këtë takim. "Çdo përparim që dy vendet mund të bëjnë për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre është i duhur, jo vetëm për ata, por për të gjithë rajonin", tha ai para medias në Pekin.
Të shoqëruara me manovra ushtarake rreth arqipelagut të vogël, mosmarrëveshjet territoriale u përkeqësuan edhe më shumë nga vizita e kryetarëve japonezë në mauzoleun ku nderohen ushtarët e vrarë në luftë, mes të cilëve edhe kriminelë lufte të konfliktit të fundit botëror./ATSH/
/G.S/
/Shqiptarja.com