Kine, shkarkohet lideri i Partisë
Komuniste të Chongqing

Kine, shkarkohet lideri i Partisë<br />Komuniste të Chongqing
PEKIN - Bo Xilai, lideri ambicioz dhe njeriu karizmatik është hequr nga posti i sekretarit të Partisë Komuniste të qytetit të madh ishull, me gati 29 milionë banorë, Chongqing.

62-vjeçari ishte një konkurrent i fortë për një nga 9 postet në Komitetit e Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste, maja e pushtetit të Kinës që përcakton drejtimin në politikë duke filluar nga politika e mirëqenies ekonomike, financiare, politika e jashtme, e sigurisë, socialja dhe edukimi. Poste të cilat partia ndryshoi udhëheqësin e saj këtë vit.

Me këtë lëvizje duket se synimi i zotit Xilai për tu përfshirë në komitetin e përhershëm të Byrosë Politike ka perënduar. Sipas Financial Times, ai ndodhet në arrest shtëpia për të evituar largimin e tij jashtë vendit.

Si ministër i tregtisë Bo kishte arritur të fitonte popullaritet të madh përtej qytetit, duke i shpallur luftë mafias dhe duke luajtur një model zhvillimi në krah të kundërt me atë të kryeministrit Ëen Xhibao dhe kreut të partisë Komuniste Hu Xhintao.

Pak ditë më parë Bo Xilai kishte mbledhur disa gazetarë në zyrën e tij ku ka pranuar se kishte bërë gabim në drejtimin e qytetit dhe se i kishte besuar shumë bashkëpunëtorit të tij kryesor. Ndërkohë që pak kohë më parënjë skandal shpërtheu kur shefi i tij i mëparshëm i policisë kaloi një ditë në një konsullatë në Shtetet e Bashkuara muajin e shkuar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike