PEKIN, 10 gusht /ATSH-DPA/ -Tajfuni "Sudelor" filloi në provincën juglindore të Fujianit dhe më pas u zhvendos në provincat fqinje Zhejiang dhe Jiangxi përpara se të shndërrohej në një stuhi tropikale.
"Stuhia shkaktoi rrëshqitje dherash në zonat rurale të Zhejiangut", njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.
Të paktëm 21 persona u vranë dhe pesë të tjerë rezultojnë të humbur në qytetin e goditur rëndë, Wenzhou.
"Trupat e viktimat janë përpirë nga përmbytjet, rrëshqitjet e tokës ose janë varrosur në shtëpitë e shembura", u cituan zyrtarë të kontrollit të përmbytjeve të provincës.
"Tajfuni detyroi 188 400 persona të zhvendosen", njofton Hsinhua./ /n.r/ a.jor.