PEKIN, 9 gusht /ATSH-DPA/ - Indeksi i çmimeve të prodhimeve kineze ka pësuar rënie prej 5,4 për qind, që prej gjashtë vitesh, duke shënuar në korrik të këtij viti rënien më të madhe, njoftoi sot media shtetërore.
Rënia ishte më keq sesa parashikimet e analistëve për një rënie prej pesë për qind.
Indeksi i çmimeve të konsumit në Kinë, një matës kryesor i inflacionit, ishte më pak se 1,6 për qind në krahasim me korrikun e një viti më parë.
Kina ka vendosur një objektiv vjetor inflacioni në rreth tre për qind.
"Tregtia e jashtme e vendit u tkurr me më shumë se shtatë për qind në shtatë muajt e parë të vitit", raportuan zyrtarët.
Shumica e analistëve parashikojnë më shumë humbje dhe një paketë stimuluese në muajt e ardhshëm, duke qenë se Kina po lufton për të përmbushur objektivin e zhvillimit së saj të pakët për vitin 2015 prej rreth shtatë për qind në mes të rritjes së ngadaltë të investimeve dhe rënies së çmimeve në produkte.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Kinës u rrit në 7,4 për qind në vitin 2014, që do të shënonte zgjerimin vjetor më të dobët në 24 vjet.
Një numër treguesish ekonomikë parashikojnë një rënie në vazhdim./   /n.r/ a.jor.