/ATSH-AFP/ - Kina zhvlerësoi sot normën e referencës së juanit për të tretën ditë radhazi por Banka Qendrore po përpiqet ta mbajë në kontroll duke konfirmuar se një zhvlerësim i zgjatur në kohë nuk do të kishte asnjë bazë dhe se ishte e gatshme të ndërhynte në rast kolapsi të tejzgjatur.
Banka Qendrore Kineze (PBOC) uli me rreth 1 për qind normën bazë.Gjithashtu, në tregjet perëndimore kanë pasur vështirësi edhe prodhuesit e objekteve të luksit, siç janë ata të automjeteve, modës dhe argjendaritë.
Vendimi i zhvlerësimit të monedhës kineze ka ngjallur frikë në tregje, për një zinxhir zhvlerësimesh në monedhat fqinje të lidhura me tregun aziatik, siç janë ato të Australisë, Koresë së Jugut dhe Singaporit.
Por, sipas këndvështrimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zgjedhja e Bankës Qendrore kineze për zëvendësimin e taksës së shkëmbimit të mallrave me një mekanizëm, që i jep një rol më përcaktues, është një hap pozitiv. Sipas një zëdhënësi të FMN-së, një fleksibilitet i taksave do t'i mundësojë qeverisë së Pekinit një integrim më të shpejtë në tregjet financiare botërore.
Por, lajme jo pozitive vijnë mbi realizimin e të ardhurave kineze gjatë muajit korrik. Sipas zyrës së statistikave lokale, ekonomia që ka njohur vetëm rritje të prodhimit, duket se ka vijuar frenimin e saj gjatë muajit korrik, duke realizuar një rritje prej 6 për qind, krahasuar me 6,8 për qind gjatë muajit qershor.