Nëntëmbëdhjetë është numri i viktimave të shkaktuara nga zjarri që shkatërroi një fabrikë në provincën Zhejiang, në lindje të Kinës.

Lajmi tragjik u raportua nga autoritetet e Qarkut Ninghai, ku ndodhi incidenti, përmes platformës së publikimit në internet Weibo.

Zjarri i djeshëm shpërtheu në në një strukturë në pronësi të grupit Ruiqi Daily Necessities që prodhon detergjent larës dhe objekte plastike.

Veç viktimave, tetë punëtorë u shpëtuan nga flakët dhe tre prej tyre u shtruan në spital me plagë të rënda.

Kinë, aksidentet industriale nuk janë të rrallë.

Ndër incidentet më të rëndë ishte zjarri që shpërtheu në marsin e kaluar në një fabrikë kimike në provinca Jiangsu, në lindje të vendit.