FilmiHoneyland”, i realizuar nga kineastët shqiptarë të Maqedonisë, Samir Ljuma dhe Fejmi Daut, mori çmimin për kinematografinë më të mirë në ASC.

Ceremonia e 34-t e çmimeve ASC, The Amerikan Society Cinematographers u mbajt në Los Angeles të SHBA-së. 

“Honeyland” u veçua si filmi më i mirë dokumentar dhe është nominuar edhe në dy kategori në çmimet “Oscar”, për filmin më të mirë dokumentar dhe për filmin më të mirë të huaj.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Luma tha se mori çmimin më të rëndësishëm që një kinematograf mund të dëshironte.

“Ne jemi nga Maqedonia, vendi ku zhvillohet festivali më i vjetër kushtuar kinematografisë ‘Vëllezërit Manaki’”, tha Samir Ljuma në fjalimin e tij në skenë.