-
Një udhëtim pas në fëmijëri, ja si duket filmi i restauruar 'Mimoza Llastica', Arkivi publikon pamjet në 4K
Versioni i restauruar i filmit u shfaq një ditë më parë në ekranin e madh, në mbrëmjen përmbyllëse të edicionit të 24-t të Tirana International Film Festival, 53 vite pas premierës së tij.
29 Shtator, 12:39 -
“Ngryk” (Bear Hug)/ Filmi i Ilirjan Himajt shfaqet në Tiranë
A mundet njeriu të gjejë veten dhe lirinë në një botë të rrethuar nga tradhtia, egërsia shoqërore dhe pushteti i pamëshirshëm? Kjo është pyetja ekzistenciale që ngre filmi “Ngryk” (me titull ndërkombëtar “Bear Hug”), i cili është shfaqur për herë të parë në Tiranë.
27 Shtator, 10:52 -
“Shame and money”/ Filmi i Visar Morinës, premierë në Tiranë
Pas vlerësimit në “Sundance”, filmi i regjisorit Visar Morina, “Turpi dhe Paraja” shfaqet edhe në Tiranë. Ai ka pasur premierën e tij këtë të mërkurë, ndërsa në vijim do të vijojë të shfaqet në kinema. Ky film është i treti për regjisorin Morina, pas “Babai” dhe “Ekzil”.
24 Shtator, 15:11 -
“The bow and the brush”, dokumentari i Papavramit në Tiranë! Violinisti virtuoz, një udhëtim artistik me murgun budist
Notat e Bach-ut përmes violinës së Tedi Papavramit, dhe peneli i mjeshtrit japonez të kaligrafisë murgut Kanshô Miyashita që lëviz sipas ritmit të melodisë, janë elementët mbi të cilin është ndërtuar i gjithë filmi dokumentar “Harku dhe Peneli” (The Boë and the Brush) në premierën e tij botërore në “Tirana International Film Festival”.
23 Shtator, 14:02 -
-
“Dijetari i fshehtësive”, dokumentari për Hasan Tahsinin! Admirina Peçi sjell premierë filmin për intelektualin
Një shqiptar që kërkoi përgjigje te yjet, shkenca dhe besimi, dhe që jetoi mes Parisit e Stambollit, rikthehet sot në vëmendje përmes një dokumentari. “Dijetari i fshehtësive” sjell historinë e Hoxhë Hasan Tahsinit, një prej figurave më të pazakonta të dijes shqiptare të shekullit XIX.
17 Shtator, 10:46 -
Përfundon edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Dhjetëra çmime dhe vlerësime për filmat dhe artistët
31 çmime janë ndarë në përfundim të edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar. Fitues i kupës së festivalit u zgjodh “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, ndërsa me çmime të rëndësishme u vlerësuan edhe “Liqeni im” nga Gjergj Xhuvani apo “Derë e hapur” nga Florenc Papas. Publiku nga ana e tij vlerësoi “Këtu vallëzohet me hijet” dhe “Burri i shtëpisë”.
13 Shtator, 11:53 -
“Fëmijët e saj”, filmi i parë shqiptar kthehet i restauruar! Pas 69 vitesh nga realizimi, premiera e shfaqjes në kinema
“Fëmijët e saj”, filmi i parë i prodhuar në Shqipëri, me metrazh të shkurtër, është po ashtu i pari i restauruar tërësisht nga vetë specialistët e Arkivit Shtetëror. Në “Film Zone”, gjatë Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar u njoftua se “Fëmijët e saj” do të shfaqet premierë javën e ardhshme.
12 Shtator, 11:59 -
“Film di Stato”, dokumentari i Sejkos, premierë në Tiranë! “Shteti i propagandës” në ekran, regjisori: E kam bërë totalisht me material arkivor
Film di Stato”, dokumentari i regjisorit Roland Sejko është shfaqur premierë në Tiranë mbrëmjen e së enjtes në edicionin e 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar. Ai rrëfen katër dekada të komunizmit, përmes vetë pamjeve të propagandës përmes një leximi elegant të imazheve të prodhuara nga shteti, duke i rikthyer sot për të zbuluar atë që fshihej pas tyre.
11 Shtator, 12:27 -
Dita e shtatë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Programi/ Shfaqen dhjetëra filma, eventet te “Film Zone”
Nga filmat artistikë, dokumentarët e deri te aktivitetet që bashkojnë profesionistët e kinematografisë, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar vijon edhe sot, me një program të larmishëm deri në mbrëmje. Për më tepër ju njeh materiali.
9 Shtator, 10:13 -
Një nga ne/ Ervin Ziu, kinomekaniku që mban gjallë magjinë e filmit analog: M'a dha zanatin babai, sot po shkon drejt zhdukjes!
Ervin Ziu, i cili mban gjallë magjinë e kinemasë, është ndër të paktët kinomekanik të mbetur në vend. Teknologjia e zbehu këtë zanat, por për Ervinin duhet të ruhet si pjesë e trashëgimisë kulturore.
27 Qershor, 16:00 -
-
Aktori Russell Crowe merr rolin e një shqiptari në filmin e ri 'The Get Out', kritika në Hollivud: Komik, bindës dhe plot energji
Në filmin e ri “The Get Out”, aktori fitues i çmimit “Oscar” interpreton Manco Kapac, një emigrant shqiptar që drejton prej vitesh një klub nate në Los Anxhelos dhe që vendos të lërë pas jetën në botën e natës pas një sërë ngjarjesh që i ndryshojnë jetën.
25 Qershor, 19:37 -
-
Shqipëria e Franca, bashkë për prodhime kinematografike! Gonxhja firmos në Kanë marrëveshjen me ministren e Kulturës
Shqipëria dhe Franca firmosën për herë të parë një marrëveshje në fushën e kinematografisë për prodhime të përbashkëta filmike mes 2 vendeve. Dokumenti u firmos në Kanë të Francës nga dy ministrat e kulturës që e cilësuan këtë si një mundësi që kinemaja shqiptare ë ketë më shumë akses në tregun evropian e më gjerë.
17 Maj, 18:20 -
Drafti/ Pas 30 vitesh, ndryshon ligji për kinematografinë, kthim në industri konkurruese! Kompensim për ata që xhirojnë filma në Shqipëri
Të gjithë ata që krijojnë filma dhe produkte të tjera të rëndësishme audiovizuale në Shqipëri pritet të përfitojnë një kompensim financiar në një përpjekje për ta kthyer vendin në territor të prodhimeve të mëdha kinematografike. Qeveria ka propozuar pr.ligjin e ri që pritet të sjellë një revolucion në industrinë kinematografike në vend.
12 Maj, 17:55 -
Historia e rrëfyer përmes kinemasë në Shtëpinë e Evropës
“Filmat tregojnë histori” ishte aktiviteti i organizuar këtë të mërkurë në Tiranë, në kuadër të Javës së Evropës. Të rinj gjimnazistë prezantuan qasjen e tyre ndaj filmit, jo vetëm si art, por edhe si një mjet i fuqishëm edukimi dhe komunikimi ndërkulturor.
6 Maj, 16:22 -
'Nderi', filmi për besën shqiptare premierë në Tiranë! Historia e shqiptarit nga Gucia që shpëtoi djalin malazez
Një histori për vlerën e nderit dhe fjalës së dhënë, që trajton një ndër virtytet më të thella të shqiptarëve, “Nderi” i regjisorit malazez Nikola Vukceviç vjen edhe në kinematë shqiptare. Filmi është kandidatura zyrtare e Malit të Zi për Oscar në edicionin e 98-të dhe ka fituar 20 çmime ndërkombëtare.
7 Prill, 14:41 -
-
'Kineastët e rinj shqiptarë drejt shkollave më të mira të filmit në Europë', Jorgji: Bursat i mbulon Qendra e Kinematografisë
I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, drejtori i Qendrës së Kinematografisë, Jonid Jorgji, tha se janë lidhur marrëveshje me disa nga institucionet më prestigjioze të filmit, ku kineastët shqiptarë mund të ndjekin studime dhe specializime.
13 Mars, 18:55