Kineasti Rikard Larja vjen si
prozator në Panarin e Librit

Kineasti Rikard Larja vjen si<br />prozator në Panarin e Librit
Është kthyer nga Amerika për Panairin e librit “Tirana 2015”, një nga aktorët, regjisorët e dramaturgët më të njohur shqiptarë, Rikard Larja. Pasi ka lëvruar dhe dramaturgjinë me veprën “Kthimi i Shën Gjonit”, që e ngjiti pak vite më parë në Shkodër, Rikard Larja i kthehet lëvrimit të prozës. 

“Tymi kronikë bardhë e zi”, është vëllimi me tregime dhe ese që ka botuar në Tiranë artisti i shquar Larja në shtëpinë botuese “Ombra GVG”. Vëllimi me tregime spikat për një stil elegant dhe vjen i frymëzuar nga kujtime të fëmijërisë, kujtime të traditave, të folklorit dhe kujtimet historike.

Rikard Larja nuk i shkruan si ngjarje, si subjekt këto tregime, por si përjetime estetike, si simbole letrare, ku fabula mjegullohet prej një sintakse të bukur letrare. Larja me ketë vepër shfaqet si një njohës i mirë i prozës dhe të lë përshtypjen se ky zhanër nuk është sporadik në krijimtarinë e tij.

Dhe sikur të mos mjaftonte për të plotësuar figurën e artistit ky zhanër i prozës, mësojmë se Rikard Larja ka pasion edhe pikturën.

Sa do t’i vlenin gjithë këto talente artit shqiptar, nëse kineasti i shquar Rikard Larja nuk do të detyrohej të mërgonte si shumica e artistëve të talentuar shqiptarë nëpër botë.

Vëllimi me tregime “Kronikë bardhë e zi” e kalon kufirin e një sprove letrare. Nëse e lexon, kupton se me këtë vepër Rikard Larja konfirmon se veç të tjerave është dhe shkrimtar i talentuar.
Rikard Larja
Rikard Larja
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin