Kineastja Iris Elezi për filmat që ruhen në Arkiv: Nëse nuk restaurohen, rrezikojnë të gjithë!

Çelësi për atë që ne jemi këta që jemi, sot edhe kësaj dite, ruhet brenda mureve të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Aty ku me kalimin e viteve çdo imazh bëhet dokument historik, ku edhe ruhen thesaret e pafundme kinematografike. Drejtoresha e Arkivit, Iris Elezi, pas punës së madhe që është duke bërë për shpluhurosjen e tyre, duke i afruar pranë artdashësve në kinematë e kryeqytetit, rrëfen për kamerën e “ReportTV’ nevojën emergjente, që kanë këta filma për restaurim. Por, tanimë Elezi nuk bën thirrje vetëm për shtatë filma, por sipas aj numri i filmave që rrezikojnë degradimin janë:

“Të gjithë. Mendoj se kemi vepruar gabim në të kaluarën si arkiv, që kemi folur vetëm për shtatë filma, që në datat e prodhimit të tyre, pas prishjes me Kinën, ku në vend që të lahej një film vetëm në një banjo-kimikate, ne provonim që të lanim katër filma në një. Prandaj kinematografia jonë duhet që të studiohet, sepse ne jemi vërtet unik edhe kjo nuk vjen nga dashuria edhe pasioni që unë kam për kinematografinë shqiptare, por vërtet teknikcienët tanë u është dashur që të bëjnë ekuacione, që në botë të tjerët nuk do i kishin bërë ndonjëherë,”- Iris Elezi, kineaste.

Nëse në ta kaluarën është folur për shtatë filma, me gjërat që specialistët e arkivit dinë sot, kineastja pohon se ka ardhur koha që të merremi seriozisht me kinematografinë shqiptare

“Këtu nuk flitet më, na pëlqen apo nuk na pëlqen. Nuk jemi ne sot të vdekshmit që t’i marrim këto vendime. Brenda këtyre mureve ruhet  çdo imazh filmik, që në fund të fundit është pasqyra e një kombi, se është përtej na pëlqen, ka vlerë apo jo, është detyra jonë që për brezat e ardhëm t’i ruajmë. Edhe nëse nuk kemi një sistem të ri klimatizimi, duke e ditur vet se shiriti filmik ka një kohë të caktuar, është i gjallë sikundër ne që vdesim një ditë, ne tani duhet që të menaxhojmë edhe të bëjmë ç’është e mundur që të ruajmë çdo film. Është i dobët apo i mirë artistikisht. Kështu që duke nisur nga ky moment, unë nuk do t’u them më që janë vetëm shtatë filma, është çdo gjë e prodhuar edhe që mban kujtesën e një kombi çdo gjë ne duhet ta ruajmë,” - tha Elezi.

Për Elezin edhe përse buxheti që jep shteti për projekte është minimal, ka vetëm një mënyrë se si i dilet në këtë botë

“Punë edhe mos humbje durimi. Punë edhe mos të punosh në ishull. Edhe një herë e përmend, se arkivat kudo në botë janë si milingonat. Njerëzit nisin edhe i vënë re vetëm kur diçka ka shkuar keq. Kështu që për ne do të vijojë puna, edhe përse jemi vetëm një e dyta e njerëzve që duhet që të ishim, pothuajse të gjithë bëjnë më shumë se një, dy, tre detyra. Puna do të vijojë, do të vazhdojmë aplikimet jashtë edhe do të vijojë puna e mrekullueshme me institucionet brenda,” - e mbylli kineastja.

Drejtoresha e Arkivit të Filmit përfundon se ardhur koha, që kinemaja të ketë vëmendje të madhe, ndryshe kur të kujtohemi për çfarë kemi humbur do të jetë shumë vonë...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg