Kinema e turizëm! Travel Fest Albania, 5 ditë në Tiranë, Durrës e Gjirokastër! 112 filma e mbi 50 autorë, Çeço: Shqipëria, si burim frymëzimi për të tjerë filma

Pas suksesit në edicionin e parë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Fotografisë Travel Fest Albania rikthehet. Aventura ku mund të bëhet pjesë çdo spektator nis mbrëmjen e 3 korrikut në Amfiteatrin e Tiranës. 112 filma të përzgjedhur mes 1500 aplikimeve, do të shfaqen në 5 kinema, tashmë edhe përtej Tiranës.

“Këtë vit jemi zgjeruar edhe në Durrës e Gjirokastër”, tregon Pandeli Çeço themelues dhe drejtor i Travel Fest Albania.

Me një juri të përzgjedhur ndërkombëtare, ky edicion vjen me risi.

“112 filmat do të gjykohen nga 18 anëtarë të jurisë shqiptarë dhe të huaj” shprehet Gentian Kurti, drejtor artistik i Festivalit.

Nga Tirana në Amfiteatrin e Durrësit e Kalanë e Gjirokastrës për 5 ditë publiku shijon kinema cilësore dhe turizmin përmes saj, pasi dhe filmat promovojnë trashëgiminë. Mbi 50 autorë, i kanë thënë po ftesës për të qenë të pranishëm në Shqipëri.

“Në këtë edicion thuajse të gjithë autorët e filmave nuk ngurruan të përgjigjen pozitivisht” u shpreh më tej Çeço.

Produksionet shqiptare mbeten ‘thembra e Akilit.

“Ne kemi një kategori për filmin shqip. Filma shqiptarë ka, por do të donim të kishte më shumë produksione”, shprehet më tej Çeço.

 E megjithatë filmi jashtë konkurrimit “Pirro dhe Antigona” me regji të Suela Bakos (gjithashtu anëtare jurie në festival) vjen si një ogur i mirë duke shënuar premierën mbrëmjen e 5 korrikut pranë Amfiteatrit të Liqenit.

SI.E./A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë sipas moshës suaj

Sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë sipas moshës suaj