Përmbyllet edicioni II i Travel Fest Albania

Përmbyllet edicioni II i Travel Fest Albania

Rrugëtimi i autorëve të huaj anembanë botës drejt edicionit të II të Festivalit të Fotografisë dhe Festivalit, u përmbyll sonte me plot çmime të dhëna në Amfiteatrin e Tiranës. Poshtë yjeve dhe rrethuar nga entuziazmi dhe energjia e mirë, plot 22 nga 50 producentë pjesëmarrës u shpërblyen për punën e tyre kreative. 6 fotografë, për syrin e tyre të mprehtë dhe detajist.

Ishte juria me profesionistë të fushave të ndryshme, ata që i mirëpritën këta turistë të etur jo vetëm për art, por edhe për histori e kulturë. Çmimi për "Fotografinë më të mirë" shkoi për Michael Stoeger me "Wintery Skies".

"Faleminderit shumë! Kjo nuk ndodh çdo ditë! Jam i lumtur që jam ketu dhe i prekur shumë për këtë çmim. Për këtë foto do thoja është realizuar në Jug të Australisë. Shtëpia jonë e vërtetë, është Universi. E di këtë që fëmijë, ndonëse kur rritesh shpesh e harron këtë gjë", - u shpreh Michael Stoeger.

Çmimi për "Filmin më të Mirë", shkoi për Julien Guéraud me "Quest for Silence"; film ky për zhurmat e jetës dhe betejat me to.

"Ky është çmim shumë i rëndësishëm për mua, sepse nuk do e mendoja kurrë përpara pesë vitesh, ndërsa punoja në dhomën time të vogël, se do ta fitoja. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në këtë vend të bukur si Shqipëria, me njerëz të mrekullueshëm", - u shpreh Julien.

Çmimi nga vetë organizatorët e Travel Fest Festival, iu dha Mikael Kyster për dokumentarin e shkurtër e komik "The Kyster Family in Albania". Në këtë festival, nuk munguan videocall-et nga  autorët e mos pranishëm dhe një prej tyre ishte edhe ajo e Mikaelit. Ai i mëshoi me përshëndetjen e tij, të njëjtës shprehi të veçuar nga produksioni i tij, se "Çmimi i vërtetë nuk është një trofe, por njerëzit që gjithkush takon rrugës", duke iu referuar kështu eksperiencës së kaluar në Travel Fest Albania.

Ndërsa përshtypjet për bukurinë dhe vlerat e Shqipërisë, veçse artikuloheshin nga një çmim në tjetër, nga një autor në tjetër, pati edhe lëvdata nga pjesëtarët e jurisë; të gjithë u bënë bashkë jo vetëm për organizimin në përmasa të mëdha, por mbi të gjitha për cilësinë e origjinalitetin e filmave konkurrues.

"Jam befasuar! Kam parë disa dokumentarë shumë interesantë për nga ndërtimi, struktura dhe filozofi shumë të thjeshta. Kam parë shumë pak fryrje, modele tipike...", - u shpreh Ermal Hasimja, ndërsa shtoi në nota humori: "E sigurt, vitin tjetër do të jem edhe unë konkurrues".

Çmimi për kategorinë "Mjedisi dhe Ekologjia" shkoi për regjisorin Karsten de Vreugd me "Paved Paradise".

"Një falenderim i veçantë shkon për vullnetarët e këtij festivali, që kanë punuar fort për realizimin, si dhe njerëzit pas kamerave. Pa ta, nuk jemi asgjë", - tha de Vreugd.

Prej datës 3 deri më 7 Korrik, 112 filma janë transmetuar në Tiranë, Durrës e Gjirokastër. 112 filma bënë të mundur të zgjonin shqisat e një audience të gjerë. Edicioni i II ishte padyshim rendës i edicionit të I për nga suksesi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg