KINEMA – Libri i ish-zonjës së parë të Francës shndërrohet në film


PARIS, 5 janar /ATSH-DPA/ - Bestseller-i i ish-zonjës së parë të Francës, Valerie Trierweiler që flet për marrëdhënien e saj të pafat me presidentin në detyrë, François Hollande do të shndërrohet shumë shpejt në film, njoftoi sot media lokale."Kompania ime filmike po adopton së bashku me ish-zonjën e parë librin e saj dhe besojmë se filmi do të jetë një bashkëpunim ndërkombëtar", deklaroi producentja Saida Jawad në një intervistë me revistën "Gala"'.Jawad, mikeshë e Trierweiler, theksoi se nuk kishte aspak ndërmend ta politizonte këtë film."Unë dua thjesht të tregoj historinë e një gruaje në dashuri, edhe pse kjo histori është e jashtëzakonshme pasi objekt i afeksionit të saj është një president", tha Jawad.
"Tema e filmit është universale", shtoi ajo.Libri i Trierweiler, me titull "Merci Pour Ce Moment" ("Faleminderit për këtë moment"), tregon marrëdhënien e ish-gazetares me presidentin socialist francez, para ndarjes së tyre vitin e kaluar.Për shkak të zbulimit të detajeve personale të presidentit Hollande, që dëmtuan figurën e tij publike, libri ka qenë mjaft i suksesshëm.
Gjatë katër ditëve të para u shitën 145 000 kopje, ndërkohë që deri tani numri i tyre ka shkuar 600 mijë./ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit (VIDEO)