Kinema / Premiera e 'Inane', regjisori: Asnjë pritje s’mund t'i kalojë përmasat njerëzore (VIDEO)

“E pamend” aq sa edhe “Zoti mund të çuditet”! Nën këtë subjekt vjen e ekranizuar historia e rrallë e dashurisë tek “Inane”, filmi me regji të Besnik Bishës në kinema Milenium. Premiera e filmit, me skenar të mbështetur tek romani “Verë pa kthim” e shkrimtarit Besnik Mustafajt, ka në qendër një shpirt të tronditur nga dashuria. Sana (Anila Bisha, Rea Bisha) tërë jetën e saj e lidh me një premtim të hershëm. Këtë premtim regjisori Besnik Bisha e sjell në një ëndërr, që zgjat vetëm shtatë ditë. Janë 7 ditë, që rikthejnë protagonistët Anila Bisha dhe Neritan Liçaj (Gori në film) 30 vite pas, te dashuria e tyre e papërmbushur. Artistët rrëfejnë punën e bërë në realizimin e filmit.

“Filmi është një ëndërr, një pritje e gjatë e protagonistes, e cila mendon se një ditë Gori do të vijë, edhe kur të kthehet çdo gjë do të rinis atje ku ishte lënë. Ne në fakt në film e quajmë, si një veprim të drejtë, por në një kohë që mosha ecën edhe gruaja humbet orën biologjike. Por, unë mendoj se njeriu ka moshë edhe ka orë biologjike. Ndjenja e mëmësisë bën të vetën.  Prandaj kjo pritje është e pamend. Çdo pritje ka një kufi, që nuk duhet që të kalojë përmasat njerëzore”, rrëfen regjisori Besnik Bisha.

Edhe për aktoren Anila Bisha, e cila në këtë film është protagoniste ky personazh është shumë kompleks për peshën emocionale që përmban roli. Megjithatë, ajo mendon se çdo grua duhet që të jetojë jetën se është e bukur, duke mos iu nënshtruar as për shkak të rrethanave

“Veprimi i Sanës është që ajo u mbyll brenda guaskës së saj edhe iu nënshtrua fatit, por  jeta është e bukur edhe duhet jetuar”, shprehet aktorja Anila Bisha.

“Unë e njoh Besnik Bishën që nga filmi i tij i parë deri tek ky i fundit. Më pëlqen se ai ka guximin të ndryshojë,e dhe kjo shihet në të gjithë filmat që ka realizuar. “inane” është një nga filmat më të mirë që ka bërë deri tani”, shprehet kineasti Kristaq Dhamo.

Regjisori Besnik Bisha në këtë film të mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë sjell në bardhezi kinemanë e viteve ’70, me ngjarjet të jetuara në të njëjtën periudhë.  Xhirimet janë realizuar në Shqipëri (Korçë, Durrës, Tiranë). Ndërsa, filmi vazhdon të prezantohet në kinema.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja