Kinemaja Maks Velo në Laprakë, Rama: La pas një thesar dhe emër në historinë e artit e kulturës (VIDEO)

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamjet nga transformimi i kinemasë në Laprakë, që tani do të mbajë emrin e Maks Velos, që u nda nga jeta pak javë më parë.

"Maks Velo u nda nga kjo jetë pak kohë më parë, pas një rrugëtimi vetmitar, plot ëndrra e pasion krijues, me ambicie e inate të mëdha, shfaqje ekstravagante të lirisë individuale, si kur përfundoi në ferrin e të mallkuarve të komunizmit dhe si kur u kthye nga ai ferr në xhunglën e tranzicionit shqiptar, me të njëjtën fuqi për t'i mbijetuar dyndjes së re të barbarisë kulturore, herë si pëllumb e herë si skifter, duke lënë pas një thesar kujtimesh tek miqtë e armiqtë e tij dhe një emër të dallueshëm në historinë e artit e të kulturës shqiptare.

Emrin e Maksit do ta mbajë tashmë kinemaja e rindërtuar në Laprakë, e cila si për ironi të fatit lindi me emrin "Ylli i Kuq" dhe rilindi me emrin e Maks Velos, si një shembëlltyrë e vetë botës së tij, ku errësira mbushej me figura e tinguj ngjyrash, ndërsa drita me jehonë hapash të vetmuar..."

Kinemaja u projektua nga vetë Velo në vitet '70, ndërsa tashmë do të ketë një kapacitet prej 140 vendesh.

1589117145_Screenshot5.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën