Kinezët mbushin arkat e Partizanit
firmosin një marrëveshje pa limit

Kinezët mbushin arkat e Partizanit<br />firmosin një marrëveshje pa limit
Partizani ngroh xhepat duke arritur një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë GFF Globe. Marrëveshja është firmosur nga Presidenti i ekipit të Partizanit, Gaz Demi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë GFF Globe Jackey Cheung nga Hong Kongu.

Presidenti Demi dhe Jackey Cheung arritën marrëveshjen për një bashkëpunim pa limit në mbështetje të 15 herë kampionëve të vendit. Kjo marrëveshje ishte përfolur që më parë pasi Jackey Cheung ka qenë i pranishëm për të ndjekur Partizanin më parë por edhe reklama e kompanisë së tij ka qenë në stadium për ndeshjet e kampionatit.

Bashkëpunimi me kompaninë kineze do të sjellë edhe ndërtimin e selisë dhe një kompleks stërvitor për klubin e natyrisht edhe para të freskëta për një skuadër më cilësore. Përveç marrëveshjes klubi i kuq nuk jep detaje për detajet me kompaninë nga Hong Kongu përsa i përket harkut kohor ashtu edhe për termat financiarë të marrëveshjes.

GFF Globe është një firmë që ushtron aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit. Përsa i përket të gjitha detajeve të tjera do të zbulohen nga një konferencë e përbashkët e Gaz Demit dhe Jackey Cheung. Me marrëveshjen e fundit Partizani është shumë më i qetë në aspektin financiarë.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole