“China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1,72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, lajmëroi vetë kompania ditën e enjte.
Ndërtimi i kësaj lidhje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018, deklaroi presidenti Yan Jiehe përpara gazetarëve, në një konferencë për shtyp në Pekin.
Firma planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, informoi Yan. “Financimi duhet ende të finalizohet”, shtoi ai. /Reuters/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com