Kinezi gjobitet me 11mijë$, hap daljen e emergjencës në avion

Kinezi gjobitet me 11mijë$, hap daljen e emergjencës në avion

Dalje emergjence në avion

Një burrë në Kinë ka marrë një gjobë prej 11 mijë dollarësh, pasi hapi daljen e emergjencës në avionin me të cilin udhëtonte. Burri i identifikuar si Chen, po udhëtonte nga ishulli i Hainanit, por gjatë udhëtimit ai ndjeu vapë në avion dhe kështu vendosi të hapte një dritare për të marrë ajër.

Incidenti ndodhi ndërsa avioni po ngrihej nga aeroporti i Mianyang-ut në provincën Sichuan, kur burri ngriti dorën dhe tërhoqi dorezën e derës së emergjencës. Pjesa e brendshme e derës ra dhe menjëherë u aktivizua alarmi për ulje. Më pas 25-vjeçari tha se nuk e dinte se ajo ishte një dalje emergjence.

Ekuipazhi tha se shpjegimet për sigurinë gjatë fluturimit ishin bërë para se avioni të ngrihej. E ndërsa Chen u mbajt në paraburgim për 15 ditë për zhvendosje të paautorizuar të pajisjeve të avionit. Tashmë atij i duhet të paguajë gjobën për të mbuluar dëmet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?