Kinezi Liu Yi pikturon live në
Kryeministri kostumin e Mirditës

Kinezi Liu Yi pikturon live në<br />Kryeministri kostumin e Mirditës
TIRANË-Artisti i mirënjohur kinez Liu Yi ka bërë një demonstrim të posaçëm duke punuar live në teknikën e akuarelit në mjediset e bibliotekës së COD në Kryeministri.

Për rreth 2 orë, Liu Yi ka pikturuar live kostumin kombëtar shqiptar së bashku me modelen e tij.

Ai ka zgjedhur një kostum të zonës së Mirditës, që është i pasur me qëndisma që mbajnë shenjat dhe simbolet antike kombëtare.

Duket se artisti i pikturon me pasion detajet e këtij kostumi. Liu Yi është një nga artistë më të vlerësuar anembanë botës me çmime të para për punën e tij “magjike” me bojërat e ujit.

Ai është lektor në Universitetin e Pikturës dhe Dizajnit dhe anëtar i Shoqatës së Artistëve Kinezë. Ka qenë Zëvendës President i Shoqërisë Shangai të Pikturave me Bojëra Uji. Në vitin 2004, Yi mori Medaljen Charles Comfort në Kanada.

Veprat e tij janë shfaqur në ekspozita të shumta dhe një pjesë e të dy koleksioneve private dhe publike, në muzetë e galeritë e mbarë botës.

Të punuarit live në akuarel është misioni themelor i Bienales së Dytë Ndërkombëtare të Akuarelit që ka nisur më 13 mars në Tiranë.

Artistët që do të realizojnë veprën më të mirë mes vështirësive të punës live, që bëhet para syve të publikut dhe kamerave do të garojnë për çmimet fituese të bienales që shpallen më 17 mars.

[gallery]21484[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit