Kini kujdes! Horoskopi javor nga Jorgo Pulla cilën shenjë paralajmëron...

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri një renditje të shenjave për javën 4 deri 10 Mars. ”Java që sapo nisi është me të mirat dhe vështirësitë e veta, por në përgjithësi është e mirë, ndërsa Mërkuri dhe Afërdita kanë ndikim tek puna dhe dashuria për të gjitha shenjat, pa harruar Jupiterin dhe Neptunin që bllokon disa gjëra” e nis kështu bisedën në studio Jorgo, duke shtuar se pikërisht renditja e planeteve është përcaktuese për çdo gjë që na ndodh në jetë, por shpesh ne kujtohemi pasi gjërat janë konsumuar dhe nuk u japim rëndësi. Por cila është renditja e shenjave sipas astrologut për këtë javë?

Në vendin e 12-të Gaforrja

Për ju të kësaj shenje është në të mirën tuaj të bëni një përmbledhje të muajit të shkuar dhe mundohuni që në këtë javë të vendosni pikat mbi “i”. Sa i takon financave, në ekonomi shumë shpenzime keni patur në këtë kohë dhe lodhje të madhe në punë, por kjo javë do ju lehtësojë nga ngarkesa e tepërt. Dashuria është perfekte, lidhjet e reja dhe ato ekzistuese janë shumë të efektshme veçanërisht me Virgjëreshën dhe Shigjetarin e dhjetëditëshit të parë. Sipas Jorgos, kush njihet sot me Gaforren, nuk ka shance më të ndahet. Sa i takon mundësive, ditët më të mira janë e diela dhe mërkura, ditë të cilat do ju japin mundësi të palimituara për të shkëlqyer në karrierë, por dhe në dashuri.

Në vendin e 11-të Binjakët

Për të gjithë ata të shenjës së Binjakëve, është momenti ideal të bisedoni me persona të rëndësishëm, ju krijohen mundësi të shumta në pjesën e karrierës që do të rezultojnë shumë të suksesshme. Në fushën e punës tuaj, duhet të tregoni kujdes nga disa lëvizje pune mashtruese që mund të lëkundin besimin tuaj, por që janë pa dëme. Sa i takon çështjeve të zemrës dhe dashurisë, kombinimet ideale janë me Bricjap dhe Dash, ndërsa ditët më të mira për të vendosur apo për të patur sukses janë e marta dhe e mërkura, që ju favorizojnë për shkak të renditjes së planeteve në këtë javë.  

Në vendin e 10-të Bricjapi

Të gjithë ata të kësaj shenje duhet t’i japin vëmendje këtë javë punës, pasi keni hyrë në mendime të thella për të bërë ndryshime në punë dhe karrierë, dhe po u kushtoni rëndësi çështjeve që lidhen me ekonominë. Sa i takon vendimeve që do të merni, ju ndihmon shumë në këtë javë ndikimi planetar, sidomos ditën e hënë dhe të shtunë, pasi planetet janë në favorin tuaj. Sa i takon zemrës, duket se një çështje e lënë pezull rregullohet pikërisht këtë javë, pasi jeni shumë të favorizuar veçanërisht në kombinimet me Virgjëreshën dhe me Ujorin. Ndërsa, dita më e mirë për takime apo për të patur sukses është dita e enjte.

Në vendin e 9-të Peshorja

Shenja e Peshores këtë javë duhet të presë surpriza të shumta, pasi me Afërditën në Ujor, do jetë një javë shumë energjike dhe me shumë optimizëm, veçanërisht në fushën e ekonomisë ku do të rezultoni tepër të susksesshëm, por duhet të tregoni kujdes nga gabimet e së shkuarës që mund t’ju rikthehen si vegim duke ju tunduar. Duhet të tregoni kujdes që të mos përsërisni të njëjtat gabime, pasi kjo javë kërkon vërtetë vëmendje të shtuar në të gjitha aspektet, si financiare, shpirtërore dhe fizike.

Në vendin e 8-të Akrepi

Për ju Marsi mund të konsiderohet një muaj që ka të bëjë me vazhdimësinë e së shkuarës, pasi pikërisht kjo javë ju ndihmon në çdo gjë që ju intereson, por kujdes, ka një lidhje nga e shkuara që ju ndjek. Sa i takon punës dhe ekonomisë, i keni në plan të parë këtë javë dhe është momenti dhe mundësia që të realizoni në vazhdim të gjitha planet që lidhen me karrierën, plane që keni kohë që po i ndërtoni me aq mund. Sa i takon çështjeve të zemrës, në dashuri duhet të tregoni pak vëmendje, ndërsa kombinimet më të mira që parashikohen këtë javë janë me Dem dhe Dash. Angazhimet e shumta prishin disi sferën sentimentale, por pa asnjë dëm të rëndësishëm. Sa i takon ditëve më të mira për vendime, mund të themi që e hëna dhe e diela paradite janë vendimtare për ju të shenjës së Akrepit.

Në vendin e 7-të Shigjetari

Për ju të kësaj shenje kjo javë kërkon pak vëmendje, sepse ka të bëjë me familjen tuaj dhe me transferime për shkak të detyrave të punës. Eshtë mirë që deri më datën 10 mars të jeni të vëmendshëm, sepse nuk është koha për transferime. Pas kësaj jave mund të bëni ndryshime sa të doni, por në këtë javë këshillohet që të mos bëni lëvizje. Mund të mendoni, mund të shikoni, të përllogarisni mirë gjërat prandaj kërkohet pak më tepër vëmendje. Në ekonomi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse është java që ju ndihmon në çdo vendim që mund të merrni në këtë fushë. Sa i takon anës sentimentale, në këtë javë ‘zemra’ është në anën më të mirë që ka qenë ndonjëherë. Lidhjet më pozitive duket se janë me Peshk dhe me Binjak, ndërsa ditët më të mira janë e enjte dhe e diel, ditë që duket se ju favorizojnë.

Në vendin 6-të Ujori

Muaji Marsi sjell disa çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet, ndaj kërkohet pak kujdes! Është në të mirën tuaj që të mund të stabilizoni një herë e mirë ekonominë dhe duket se kjo është java e përshtatshme për t’a bërë. Kjo periudhë do ju vijë në ndihmë për të patur një rritje ekonomike, pasi ndikimet planetare ju japin mundësi për të zgjidhur një herë e mirë çështje të tilla. Në këtë javë mund të keni gjithashtu ndryshime në punë, të cilat mund të mos ju pëlqejnë, por ndikimet e kësaj lëvizje janë pozitive ndaj mos u shqetësoni fare. Në fushën e dashurisë nuk duket se do të keni ndonjë problem. Lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe me Akrep apo Peshk janë mjaft pozitive dhe të përshtatshme. Dita më e mirë për ju duket se është dita e martë. 

Në vendin e 5-të Dashi

Duket se për ju të kësaj shenje keni dhe gurin dhe arrën në dorë. Kjo javë ju jep mundësinë për të hyrë me këmbë të mbarë në muajin Mars, sepse guvernatori juaj në Mars ju favorizon shumë pasi gjendet në shenjën e Ujorit, ku do ju ndihmojë së tepërmi në çështjet e kësaj jave edhe pse keni shumë lëvizje pozitive në këtë aspekt si në punë e në ekonomi. Edhe pse keni patur disa probleme në ekonomi në të shkuarën, kjo javë do të jetë rregullatori i ekonomisë tuaj. Në dashuri jeni në kohën dhe momentin e duhur, sepse pikërisht kjo javë ju jep shpresë dhe mundësi në lidhjet e reja, ndërsa lidhjet e vështira do të bëhen më të lehta, sidomos lidhjet me Peshore dhe Ujor janë nga më perfektet. Ditët më e mirë janë e hëna dhe e shtuna.

Në vendin e 4- ërt Virgjëresha

Për ju të shenjës së Virgjëreshës, ky muaj dhe veçanërisht kjo javë do të jetë e mirë në çështjet personale dhe në fushën e dashurisë. Në këtë javë do të flitet shumë në lidhje me karrierën dhe me ndryshime pune. Nuk ka vend për t’u shqetësuar sepse i keni të gjitha mundësitë e një nisme të re në favorin tuaj. Një biznes i dytë është në planet tuaja. Është koha dhe momenti t’i jepni vetes kohën e duhur për realizimin e këtyre planeve që janë të realizueshme. Në aspektin sentimental është koha për njohje të reja për ju që nuk keni diçka për momentin. Lidhjet më pozitive janë me Dash, me Ujor dhe me Akrep të dhjetëditëshit të tretë. Dita më perfekte për vendime është ditë e hënë dhe e mërkurë.

Në vendin e 3-të Luani

Ju të shenjës së Luanit duket se jeni në një kohë mjaft të mirë për biseda të rëndësishme pune apo në fushën ekonomike. Edhe pse keni pasur shumë angazhime këtë periudhë, ky muaj dhe pikërisht kjo javë ju ndihmon në nisma të reja që mund të keni tani e tutje. Është në të mirën tuaj që të mbyllni një herë e mirë çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën, ku nuk do ju mungojë dëshira dhe mundësitë. Në sferën sentimentale, koha për lidhjet e mira është tani, sidomos me ata të shenjës së Demit dhe Ujorit të dhjetëditëshit të parë. Dita më e mirë është dita e enjte.    

Në vendin e 2-të Demi

Ndodheni në këtë renditje sepse ndikimi pozitiv i Jupiterit dhe i Uranit në shenjën tuaj ju hap dritën jeshile në realizimin e planeve që ju keni në mendje, plane të cilat janë të realizueshme, pasi jeni në kohën më të mirë, në stabilizimin e një pune shumë të rëndësishme dhe në nisma të reja. Keni një mundësi të artë në lëvizjet nga vendi i punës, nëse keni patur plane më parë. Gjithashtu do të keni mundësi në rritje të të ardhurave nga puna dhe jo vetëm. Në çështjet sentimentale çdo njohje apo lidhje është shumë e suksesshme. Në këtë javë kaq pozitive lidhjet me Dem, Akrep apo me Peshk janë idealja. Dita më pozitive duket se është e dita e hënë dhe e mërkurë.

Në vendin e 1-rë Peshqit

Peshqit duket se fillojnë muajin me plus në çdo aspekt, sepse shumë plane do të realizohen. Në këtë javë, Dielli dhe Mërkuri ndodhen në shenjën tuaj dhe ju ndihmojnë në marrje vendimesh mjaft të rëndësishme. Kjo javë ju ndihmon gjithashtu në stabilizim të punës dhe të ekonomisë. Në lidhje me dashurinë duket se shenjat që ‘ngjisin’ më shumë janë me Virgjëreshë, me Bricjap apo dhe me Binjak. Java ju ndihmon shumë të stabilizoni jetën tuaj private dhe dita më e mirë për t’a bërë këtë gjë është dita e premte.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel

Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel