7 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë zdukur si pasojë e rrëshqitjes së dherave në veri të Kinës.
Autoritetet raportojnë se në qarkun e Xiangning-ut rrëshqitjet e dherave sollën dëme materiale dhe në njerëz. Ata u shprehën se shumë banesa u shkatërruan plotësisht ku ndër to në dy prej tyre ku jetonin 14 familje u” përpinë” nga dherat.
Televizionet lokale raportuan se ekipet shpëtuese kan arritur të nxjerrin nga rrënojat të paktën 20 persona. Ende nuk dihen shkaqet e rrëshqitjeve të dherave por po punohet për të mësuar faktorët që i shkaktuan.
Qeveria e provincës Shanxi tha se në operacionin e shpëtimit janë mobilizuar600 policë dhe staf mjekësor.