John Kirby
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby këmbëngul se inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të ndonjë plani sekret dhe të avancuar të Hamasit për sulmin e tij të 7 tetorit ndaj Izraelit.
New York Times raportoi javën e kaluar se autoritetet izraelite morën një dokument të tillë një vit përpara se të ndodhte sulmi.
“Komuniteti ynë i inteligjencës po shqyrton këtë. Nuk kishte indikacione që ne, komuniteti i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, të kishim ndonjë njohuri për atë dokument paraprakisht", tha Kirby.
Po ashtu Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari pasi pretendon se Hamasi nuk ka përmbushur marrëveshjen për lirimin e pengjeve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
“Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ushtria izraelite: Fillon operacioni tokësor në qytetin jugor të Gazës! Hamasi lëshon 250 raketa në Tel Aviv







