Banorët e Ishmit, në Durrës, kanë dalë sot në protestë, duke kërcënuar se do të bllokojnë rrugën që të çon te Kepi i Rodonit, ditën e pelegrinazhit në kishën e Shën Ndout. Shkak për këtë protestë është bërë bllokimi i rrugës që të çon në bregdet me blloqe gurësh nga Kisha e Rodonit.
Banorët kanë protestuar dhe kanë kërkuar heqjen e pengesave që u rivendosën pak ditë më parë. Me një urdhër të organit të prokurorisë së Durrësit dhe me një vendim të bashkisë së qytetit, blloqet u hoqën dhe rruga u la e lirë në funksion të komunitetit, por u rivendosën sërish nga kisha.
Banorët kërkojnë lirimin urgjentisht të rrugës së bregdetit, duke kërcënuar se do të veprojnë në të njëjtën mënyrë, do të bllokojnë rrugën e fshatit të tyre dhe nuk do të lejojnë makinat të shkojnë në Rodon. Këto ditë është festa e Shën Ndout dhe kisha e Rodonit vizitohet nga mijëra pelegrinë, të cilët pritet të bllokohen nga banorët në rast se kisha nuk liron rrugën e bregdetit.
Banorët thonë se kjo rrugë i shërben atyre për të punuar, pasi një pjesë e mirë e banorëve merren me peshkim me të cilin mbajnë familjet e tyre.
O shqiptar idjota po mereni mor njërës dele priftin zvar me gjith kish e trdgoin vëndin . O Enver xhani çohu dhe një her që këto fëlliqësira priftat e pushtetarët e kryekrimineli malok dalhe mos të gjejn vrim ku të futen . Del edi palla e na bën reklam po ktë se ka pa ed palla . Apo ska koh se do meret me reklama
Përgjigju