Protestë në një pallat në Durrës, banorja: Kur i thashë italianit që kjo është shtëpia ime, u çudit

Banorët e lagjes nr. 5 në Durrës të cilët janë pjesëtarë të një pallati 8 katësh, organizuan një protestë përpara pallatit të tyre. Banorët kërkojnë që të kryhen procedurat për riekspertimin e pallatit të tyre në mënyrë që ata të dinë perspektivën e pallatit të tyre.

Ekspertiza e parë e ka klasifikuar dëmtimin e këtij pallati nga tërmeti i 26 nëntorit të shkallës DS4. Por ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me këtë pallat.

Në këto kushte banorët kërkojnë një riekspertim të dytë në bazë të të cilit do të vendoset nëse pallati do të shembet apo do të riparohet. Gjatë kësaj periudhe banorët janë trajtuar me bonus qiraje.

Banorët kërkojnë riekspertim për shkak se në të gjitha rastet kur janë marrë vendime janë kryer ekspertime të dyta.

"Ne jemi banorë të pallatit 2008, lagjja numër 5, rruga 'Avokat Hysa Mesh Keta', duam që të bëhet ekspertizë e thellë e tokës. Unë jam në kat të 7 e uji në vend që të shkojë në banje shkon dhomë, në vend që të shkojë në dhomë shkon në ballkon. Ne duam ekspertizë, jo riparim, sepse nuk është për riparim 75 cm e dëmtuar. Se nekemi pyetur, për 32 cm për kat mbase, por 75 cm është për prishje. Ne duam prishje pallati. Nuk ka rëndësi ku të ndërtohet pallati, edhe në hënë po duam vetëm një shtëpi, se ngela pa shtëpi. Ne banojmë 32 familje në këtë pallat. Nga ekspertiza që erdhi nga italianët, e kanë vënë me satelit, me dron edhe kanë vërtetuar se aq është, sepse isha vetë. Kur i thashë italianit që kjo është shtëpia ime, u çudit tha kjo ëshë shtëpia jote dhe ke jetu këtu. Kam jetuar me forca, se s'kam çfarë të bëj", thotë njëra nga pronaret e apartamentit në këtë pallat.

Ndërkohë që një banor tjetër ka kërkuar bashkia të bashkëpunojë me Institutin e Ndërtimit për të dhënë një përgjigjje konkrete se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Ndërsa ai tha se bonusi i qirasë për të prekurit nga tërmeti nuk jepet në mënyrë korrekte, pasi ato jepen në 2 ose 3 muaj.

"Ne kërkojmë që nga Instituti i Ndërtimit bashkë me institucionin e Bashkisë Durrës, të bashkëpunojnë me njëra tjetrën si dy institucione dhe të na japin një vendim për sa i përket aktit të ekspertizës së thelluar për pallatin tonë. Pallatin Misha numër 2008, në mënyrë që të jemi në dijeni dhe të dimë se çfarë të bëjmë për të aplikuar për t'u futur në shpi, sepse po bëhet gati një vit dhe ne nuk kemi asnjë përgjigje se ku do të shkojmë. Bonusin e qerasë e marrim në periudha jo korrekte, nëse unë e kam për ta marrë bonusin çdo datë 13 çdo muaj, unë e marr njëherë në tre muaj, njëherë në tre muaj. Nuk është korrekte mënyra se si bonusi jepet. Për ta marrë po, por nuk është mënyra korrekte. Pronari i shtëpisë me qera kërkon lekët dhe unë nuk mund të rri tani se kur i hedh bashkia, se nuk janë shumë korrekt me hedhjen e bonusit të qerasë. Bashkë me italianët kanë qenë edhe ekspertë amerikanë nga Universiteti në Amerikë dhe kanë thënë që ky pallat përbën rrezikshmëri shumë të lartë dhe duhet menjëherë të vendoset se çfarë do të merret me këtë pallat. Ne nuk mund të rrimë në pritje të një tërmeti tjetër, të bëhet një katrahurë kështu që institucionet duhet të bashkëveprojnë, duhet të rendin punën sa më shpejt, sepse po bëhet gati një vit dhe nuk është bërë asnjë masë", tha një tjetër banor.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale