ATHINË - Ministria e Jashtme greke ka thirrur sot urgjent ambasadorin tonë në Greqi, Dashnor Dervishi mbi incidentet e reja dhe të dhunshme, që ndodhën në Përmet dhe mbi sulmin e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër.

Ndërkohë që ambasadori shqiptar në Athinë konfirmoi për "A1 Report" një fakt të tillë, duke treguar se është herët për të dalë në konkluzione të takimit dhe duke bërë të ditur se ka dërguar në takim të ngarkuarën me punë, Ermira Braho, Ministria e Jashtme Greke jep në uebsajtin e saj shumë shpjegime rreth situatës.

Ministria e Jashtme greke ka deklaruar aty se tri ditë pas ngjarjeve të papranueshme që ndodhën në Përmet, këtë mëngjes, në të njëjtin qytet, njerëz të panjohur hodhën gurë në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, e cila fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime.
 
"Ne shprehim neverinë tonë dhe dënojnë dy sulmet aktuale, të cilat ngrënë pyetje, si për gatishmërinë dhe dëshirën e autoriteteve shqiptare për të vendosur rendin, edhe për të mbrojtur ndërtesat e autoriteteve tona diplomatike dhe konsullore", vijon deklarata.
 
Ajo përfundon me kërkesën për "arrestimin e menjëhershëm të autorëve nga autoritetet shqiptare, të cilat duhet që menjëherë t'i japin fund kësaj situate të papranueshme, e cila ne shpresojmë që të ketë ndodhur në mungesë të një Qeverie Shqiptare".
 
ministria e jashtme greke
(Në foto: Njoftimi zyrtar në faqen online të Ministrisë së Jashtme greke).  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)