Kisha e "Shna Ndou"-t, at Pllumbi:
Këtë vit mbi 1 milion pelegrinë

Kisha e Këtë vit mbi 1 milion pelegrinë">
LAÇ - I drejtohen kodrës mbi qytetin e Laçit, duke besuar në mrekullitë e kishës së Shna Ndout. Janë me mijëra pelegrinë nga çdo besim fetar, qytet apo krahinë, të cilët luten e luten për mbarësi.

Nata e 12 qershorit është momenti kulminant i këtij besimi, që konsiderohet si unik në Ballkan e ndoshta edhe më gjerë. Askush nuk i ka numëruar pelegrinët në kishen e Shna Ndout, por për padër Mikel Pllumbin kjo shifër arrin në mbi 1 milion vetë.
 
Sipas Pëllumbit, edhe këtë herë mrekullitë janë deklaruar nga besimtarët, e për këtë ai përmend raste konkrete. Megjithëse të gjithë flasin për mrekullitë e këtij vendi të shenjtë, padër Pllumbi thotë se ato shpallen vetëm, pasi të faktohen nga shkenca, që besimtari është shëruar.
 
Nuk ka asnjë dyshim; kisha e Shna Ndout është vend i veçantë, e lutjet vijnë nga të katër anët e vendit. Besimi në këtë vend të shenjtë është i patundur.
 
Fjetja në malin, ku ngrihet kisha e Shna Ndout është veçoria e peligrinazhit 13 javor në këtë vend të shenjtë, e megjithëse brenda ambjenteve vendet nuk mjaftojnë për të gjithë pelegrinët, kodra është e madhe dhe sigurisht afërsia me kishën i bën ata të ndjehen në zemër të saj. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Barcelona do të rrisë taksën turistike

Barcelona do të rrisë taksën turistike