Robert Sulollaraj, një i ri shqiptar, 24-vjeç, është arrestuar në pasi iu gjet një sasi kanabis në makinë “Volkswagen Golf” me të cilën ai po udhëtonte nga Newcastle në Glasgow.
Fillimisht 24-vjeçari shqiptar u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por kur policët iu afruan mjetit ata u ‘mbytën’ nga era e kanabisit, shkruajnë mediat e huaja.
Pas një kontrolli të makinës, policët zbuluan në disa çanta 9.7 kg drogë, e cila sipas ekspertëve, nëse do të shitej në tregun e paligjshëm do të sillte një përfitim rreth 100 mijë paundë.
Sulollarit iu gjetën gjithashtu dhe dy celularë dhe një leje drejtimi e falsifikuar. Në njërin prej celularëve u zbuluan një varg mesazhesh me tekst, foto dhe video që e lidhin atë me tregtinë e drogës.
Sulollaraj këmbënguli se nuk e kishte idenë se kishte drogë në makinë. I riu shqiptar, banues në Newcastle, mohoi çdo akuzë dhe doli në gjyq në Gjykatën e Sherifit Hamilton. Ai tha se kishte udhëtuar në Skoci me kushëririn e tij 25-vjeçar për të blerë një makinë të re dhe nuk kishte ndjerë asnjë aromë dhe nuk e ksihte idënë se në makinë kishte kanabis.
Ai gjithashtu u shpall fajtor edhe për falsifikim dokumentesh. Sherifi Alasdair MacFadyen e burgosi për tre vjet dhe gjithashtu e përjashtoi nga drejtimi i makinës për dy vjet.
“Nuk e besova sepse nuk dija për drogën. Kisha tymosur kanabis, por nuk e dija se kishte kanabis në makinë dhe nuk ndjeja erë asgjë përpara se policia të më thoshte se ishte aty”, është shprehur i riu gjatë mbrojtjes.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Ktheu shtëpinë në ‘biznes’ droge, arrestohet 28 vjeçari! Në pranga dhe blerësi! Kanabisi dhe kokaina me vlerë prej rreth 90 mijë euro (EMRAT)
12 Shkurt, 10:35
-
Shkodra 'në luftë' me kanabisin, Prefektja Angoni: Qarku ynë duhet të dalë nga lista e zezë e kultivimit të lëndëve narkotike
11 Shkurt, 14:26
-
Vlorë/ Shiste kanabis në doza, vihet në pranga 32-vjeçari
8 Shkurt, 12:58
-
Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedurat për pagimin e tarifës së licencimit dhe paketimit
7 Shkurt, 08:51
-
U kap me kanabis në makinë, arrestohet 21 vjeçari në Kukës
6 Shkurt, 11:06
-
Tiranë/ Goditet grupi i falsifikimit të dokumenteve, 3 mijë euro për pasaporta amerikane, 2500 euro dokumentet e BE-së! 6 të arrestuar, 2 prej tyre nga Kosova
6 Shkurt, 10:58
-
Angli/ Gjyshi shqiptar ‘ushtar’ në shtëpi bari, gjykatësi: Ky biznes s’funksionon pa njerëz si ju (EMRI)
1 Shkurt, 15:12
-
Kabanis me postë nga Tajlanda në Tiranë, 3 të arrestuar! Zbardhet skema, porosia bëhej me rroba ( EMRAT + FOTO)
1 Shkurt, 11:09
-
Lezhë/ Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 28- vjeçari, i sekuestrohen dhjetra doza kanabis
1 Shkurt, 09:33
-
Tiranë/ Shisnin lëndë narkotike, vihen në pranga 3 persona, policia sekuestron kokainë dhe kanabis
31 Janar, 17:38
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Durrës/ Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 41 vjeçari! U kap teksa ishte me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare (EMRI)
27 Janar, 10:53
Po dhe policia e gjykata s'e dinin qe ti ishe //engjell// kur te kapen e te denuan!!
Përgjigju