Pas një javë debatesh e përplasjes mes shtetit dhe komunitetit ortodoks në Dhërmi, mëngjesin e djeshëm rreth orës 4:30 është shembur shtesa e kishës së Shën Thanasit. Ndërsa forcat e INUV kanë punuar gjatë natës për të prishur kishën, disa banorë besimtarë janë mbledhur për të mos lejuar prishjen. Menjëherë pas lajmit të shembjes kanë nisur reagimet prej komuniteteve të besimeve fetare. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka publikuar një deklaratë zyrtare për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, ku e cilëson aktin të paligjshëm dhe që bie ndesh me të drejtën e besimit.