Kisha Ortodokse Autoqefale në ndihmë të policisë, dhuron 1 mijë maska e 1mijë doreza: Ju kemi në lutjet tona të përditshme!

Mjekët bashkë me policët janë ndër më të rrezikuarit në luftën kundër koronavirusit, pasi janë më të ekspozuarit.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpërndarë 1000 maska,1000 doreza dhe 110 litra dezinfektant për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

 “E kishim menduar prej kohësh, por tani mundëm që t’i siguronim. Ofrojmë dhe ne diçka, meqenëse  ju jeni në frontin e parë të luftës. Ne ju kemi në lutjet tona të përditshme. Zoti qoftë me ju, t’ju ndriçojë dhe t’ju fuqizojë”, u shpreh Hirësia e Tij Asti Chritos Bakallbasi.

Gjithashtu drejtori i DVP Tiranë, Rebani Jaupi ka falenderuar këtë gjest duke theksuar se policia ka shumë nevojë për mbështetje, pasi janë në frontin e parë të luftës kundër këtij armiku të padukshëm.

“Dëshiroj që nëpërmjet jush t’u jap një mesazh të gjithë qytetarëve, të cilët në këto ditë të vështira të vazhdojnë të ruajnë me rigorozitet të gjitha ato orientime të cilat qeveria dhe mjekësia i jep. Të ruajmë njëri-tjetrin. Gjesti juaj nëpërmjet këtyre maskave na ndihmon shumë që në kontaktin që ne kemi me qytetarët t’i mbrojmë ata, të mos i infektojmë familjarët tanë, kështu që  zinxhiri të ndërpritet”, është shprehur Jaupi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot