Kisha Ortodokse ka reaguar e shqetësuar pas hyrjes së policisë në oborrin e saj për të shoqëruar protestuesit duke kërkuar respektimin e vendeve të shenjta. Në reagim, thekson sërish thirrjen për distancim nga dhuna dhe dialog.
Reagimi:
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.
Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut.
Lajmi kryesor:
Në ndjekje të protestuesve, policia futet edhe në oborrin e Katedrales Ortodokse! Lëndohet një fëmijë! Reagon Kisha: Respektoni vendet e shenjta! (VIDEO)









