TIRANË - Këshilltari i kryeministrit, arkitekti Artan Shkreli në një prononcim për A1 Report ka akuzuar direkt segmente të Athinës zyrtare dhe klerit grek për ndërhyrjen arkitekturore të kishës Shën Thanasi në Dhërmi. Me ndërtimin mbi varrin e misionarit katolik Nilo Katalano, Greqia synon të fshijë historinë dhe të vërtetën, deklaron Shkreli.
 
“Është shumë i çuditshëm reagimi i Athinës zyrtare për këtë kishë të vogël pak metra katrorë në një fshat, domethënë ky pickim që pëson Athina zyrtare është një gjë që të lë me gojë hapur dhe kjo ndërhyrje arrogante e vazhdueshme në punët e brendshme të njerëzve në një vënd. Paraardhësit e Dhërmiut të sotëm kanë varrosur më shumë nderime këtë njeri, i cili mbajti gjallë identitetin e tyre”, - tha Shkreli.
 
Shkreli tha se kisha ka qenë monument kulture gjatë gjithë kohës. Ai tha se kisha gjithmonë ka qenë gjithmonë monument kulture dhe mbi muret ekzistuese të saj është hedhur një soletë betoni, duke ndërtuar kishë mbi kishë.

“Nga të dyja palët vlërësohet si një objekt i cili ka shërbyer si kishë prej shumë shekujsh, në këtë pikë nuk ka ndarje të themi të mendimeve.
 
Çështja është që këtu nuk kemi të bëjmë me palë sepse palët në një mënyrë apo në një tjetër përfaqësojnë forca të një raporti të themi të barabartë, por këtu flitet për një moskokëçarje, mos njohje dhe injorancë të klerit vendas në rastin konkret të Dhërmiut për rëndësinë historike që paraqet një godinë e vogël, e cila ka shërbyer në shekuj si Kisha e Shën Thanasit, ku ndër të tjera është varrosur dhe pararilindasi Nil Katalano
, njeriu i cili bashkë me misionarë të tjerë kanë hapur shkollat shqipe në rajonet e Dhërmiut.
 
Himarës e malet e labërisë në shekujt 16-17 edhe më vonë dhe kanë mbajtur gjallë frymen e identitetit shqiptar në ato treva që në atë kohë ishin shumë të trazuara.
 
Bëhej fjalë për hapjen e një serie seminaresh të cilat kishin natyrë liturgjike dhe të cilat jo vetëm që flitej shqip, por u furnizuan me literaturë shqipe dhe po themi që përveç shkollave të veriut të shqipërisë që ne i dimë shumë mirë në zonat e Kurbinit dhe të Mirditës këto ishin shkollat e para shqipe që u hapën në territoret shqiptare.
 
Nil Katalani i cili ishte një murg bazilian për shekuj të tërë kishte varrin në këtë kishë deri në 1942 ku i shkatërrohet edhe varri, po themi pjesa e sipërme e varrit pasi eshtrat janë aty dhe tek ky vend nuk mundet dot të ndërtohet pa leje dhe as të degratohet dhe të deligjitimohet përsa i përket rëndësisë historike sikurse ka ndodhur këto vite.
 
Objekti ka qënë monument kulture gjatë gjithë periudhes edhe në kohën e komunizimit deri në vitet 90. Kisha gjithmonë ka qenë modeste nuk ka qenë e madhe as një kishë bazilikale jo, mbi themelet por mbi muret egzistuese është hedhur një solete betoni e shëmtuar dhe ngritja e kishës është bërë pjesërisht me gurët egzistues dhe me pjesërisht me blloqe betoni në pjesën e sipërme flas.
 
Kjo ka qenë monument kulture që në vitet 90 dhe nuk ka asnjë vendim të qeverisë shqiptare apo asnjë vendim ministror që ta ketë hequr nga lista e monumenteve të kulturës.
 
Aty egziston një plan nga përfaqësuesit vendorë për të bërë rimodelimin e zonës rreth e rrotull duke i dhënë dinjitetin e vet në pikpmaje të vizitueshmërisë dhe të vendosjes së shenjave të rëndësishme se çfarë ka qenë këtu dhe pse ky vend ka qënë i rëndësishëm për krejt shqiptarinë etnicitetin dhe identitetin kulturor të asaj zone
’, - tha Shkreli për A1 Report. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)