Ishëm, kisha vendos tra me pagesë për t’u futur në plazh

Një tjetër taks rruge ka ngritur në protestë qytetarët shqiptarë. Këtë herë kanë qenë banorët e njësisë administrative Ishëm, kryesisht ata të fshatit Shetaj, të cilët protestuan kundra vendosjes së traut me pagesë, që ka vendosur Kisha Franceskane në Kepin e Rodonit. Ku kjo e fundit pretendon pronësinë e zonës, ka sjellë dhe reagimin e banorëve të Ishmit.

Krahas tarifës hyrëse prej 100 leke, kisha na detyron  të paguajmë edhe 200 lekëshin e parkimit.

Banorët e Ishmit

Banorët i janë drejtuar institucioneve shtetërore, por nuk është marrë asnjë masë. Krahas banorëve të zonës të penalizuar janë turistët apo edhe besimtarët, të cilët shkojnë në Kishën e Shen Ndout, që ndodhet tek Kepi i Rodonit, për të kryer ritet fetare apo peligrinazh.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pronari i Rodonit: 14/04/2018 21:47

    Rodoni wshtw prone e Kishes madje me tapi te Skenderbeut. Aty ndodhej manastiri i ndertuar nga Mamica. Dhe ne muret e kishes eshte shqiponja e Skenderbeut. Aty kanw qene 7 kisha. Po te mos kishte qene prone e Kishes do ta kishin vjedhur si bregdetin. Protestuesit ishin te sajuar dhe gazetaret e blere. Si mund ti kerkohet llogari dikuj pse vendos dere ne pronen e shtepine vet. Protestuesit jane grabites ne tentative te tokave qe kane rrenuar pyllin per te hapur porte private. Aty kishte protestues te denoncuar per shkaterrimin e pyllit me fadrome dhe nuk eshte nderhyre...tani nderhyn ai me gazetare mercenare.

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 14/04/2018 20:51

    Une jam i krishtere vete po ket se kuptoj dot... te vije nga ana e anes e te dale pronari franceskan... pastaj franceskanet sikur ne thelb te ushtrimit te besimit kane te qenit i perulur pa lluks ne ndihme te varferise qe kur eshte bere biznes... shihni mire se do e kete marre ndonje vendali me koncesion gjene dhe ben cfare i don ....

    Përgjigju
  • tea: 14/04/2018 18:11

    po nqs se eshte prona e tyre.. pse ju duket cudi.

    Përgjigju
  • Qytetari: 14/04/2018 16:50

    Trau tek Kepi ka qene ketu e disa vite me pare. Ndersa sivjet, ne fillim te Prillit qe e vizitova ishte hyrje e lire. Lek per parkim, personalisht nuk me kane kerkuar asnjehere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik