Kishin fshehur 11 kg kokainë dhe heroinë në bagazhin e autobuzit që drejtonin, arrestohen dy shqiptarë në Kroaci

Kishin fshehur 11 kg kokainë dhe heroinë në bagazhin e autobuzit që drejtonin, arrestohen dy shqiptarë në Kroaci

Lënda narkotike e gjetur në bagazhin e autobuzit

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia kroate gjatë kontrollit kufitar në Karasoviç ku u janë gjetur 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kokainë. Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, kanë qenë duke udhëtuar me një autobuz me targa shqiptare por pa asnjë pasagjer.

Autobuzi drejtohej nga 33 vjeçari ndërsa 41 vjeçari ishte shofer zëvendësues. Në bagazhin e autobuzit, janë gjetur pesë pako me lëndë narkotike heroinë dhe pesë pako me kokainë të cilat ishin mbështjellë me qese transparente.

Shqiptarët po mbahen në paraburgimin e drejtorisë së policisë së Dubrovnikut, ku janë arrestuar që prej ditës së enjte, shkruajnë mediat e huaja.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali