Video ekskluzive/ Zbardhen 53 grabitje të kryera nga tre adoleshentë në Shkodër! Ja sesi arrinin të vidhnin në banesa dhe dyqane

Tre adoleshentë në Shkodër janë arrestuar për më shumë se 53 vjedhje të kryera gjatë vitit 2022 dhe gjatë muajit janar të këtij viti. Në pranga kanë rënë K. N., 17 vjeç, për veprat penale të vjedhjes, vjedhjes me dhunë dhe shtytjes së të miturve në krim, J. F., 15 vjeç dhe E.  M., 15 vjeç, për vjedhje me dhunë.

Mësohet se të tre adoleshentët kanë kryer 26 vjedhje motoçikletash, 11 vjedhje biçikletash, 8 vjedhje dyqanesh, dhe 8 vjedhje me dhunë të shtetasve të cilëve u merrnin telefona celular, portofole me sasi vlerash monetare.

Report TV ka siguruar pamjet ekskluzive nga kamerat e sigurisë së banesave dhe dyqaneve në Shkodër ku të miturit kishin kryer grabitje duke përdorur mjete të posaçme për hapjen e dyerve. 

Ka qenë 17 vjeçari ia që drejtonte dy të miturit për të kryer 53 vjedhje gjatë një periudhe kohore 6 mujore. Më herët, gjatë vitit 2022, dy prej adoleshentëve janë vënë nën hetim për 10 vjedhje të tjera të kryera në qytetin e Shkodrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
EKSKLUZIVE! Bënin ‘kërdinë’ me grabitje në Shkodër, Report TV siguron pamjet ku tre adoleshentët e arrestuar, vidhnin në dyqane dhe shtëpi të ndryshme

 

Këto janë pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në shtëpi dhe biznese të Shkodrës, ku janë dokumentuar rreth 53 vjedhje të kryera nga tre adoleshentë të cilët u arrestuan nga policia.

Grupi i të miturve drejtohej nga një 17 vjeçar i cili ishte vënë më parë nën hetim për të njëjtën akuzë. Siç shihet edhe në pamje, të miturit vepronin në mënyrë të koordinuar, në vjedhjen e biçikletave dhe deri në vjedhjen e dyqaneve duke hapur dyert e kyçura me mjete të posaçme.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfred: 12/02/2023 22:12

    O Alb thirri mendjes o trap ,si i pa shkollë që je, na jep edhe mendime,

    Përgjigju
  • Marlulasi: 12/02/2023 13:28

    15-16vjeçet jane per me shku ne Shkoll dhe jo per pune o ALB!

    Përgjigju
  • Alb: 12/02/2023 11:29

    Pa puncija vetum krim ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove

Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove